Mjeku Koni: Spitalet duhet të ketë vetëadministrim, të mos presin lëmoshë nga qeveria

Për mjekun Artan Koni, në një vend normal, aspiratorët, maskat dhe fashot duhet të ishin me shumicë.

Përmes një postimi në Facebook, Koni shkruan se spitalet nuk kanë buxhet për ta përdorur sipas nevojave që kanë.

Sipas tij, spitalet duhet ë kenë vetë administrim në mënyrë që të mos presin lëmoshë nga ministria.

Postimi i Konit në Facebook

”Shoh neper lajme ngazellimin se erdhen 90 aspiratore, 200 maska, 3000 fasho, apo pajisje te tjera konsumi…te cilat ne nje vend normal duhet te ishin me shumice. Me vjen keq qe mjekesia shqiptare eshte degraduar dhe pret fushatat me goditje te perqendruar alla-Pelikan si te viteve ‘90 ku shqiptaret nuk kishin buke per te ngrene.

Kjo ndodh sepse spitalet nuk kane buxhet per ta perdorur sipas nevojave qe kane. Cdo gje eshte e centralizuar…dhe ka raste kur spitali kerkon doreza psh, por ministria i sjell serum. Nese spitali do kishte kontroll mbi buxhetin, ai do blinte ato gjera qe realisht i duhen, jo ato qe mbesin neper magazina dhe qe duhen shitur me patjeter, ne menyre qe bizmensmeni filan mos te kete humbje.

Shkurtimisht, duhet qe spitalet shteterore te kene pavaresi me te madhe, te kene vet-administrim. Nuk ka pse spitalet te presin lemoshe nga ministria, nderkohe qe parate e cdo sherbimi te kryer ne keto spitale, mund t’ia marrin ISSH-se.

Per te funksionuar kjo skeme, duhet te shpallen cmimet e references per cdo nderhyrje qe behet ne spitalet shteterore. Kjo eshte nje patate e nxehte per te gjitha qeverite abuzuese…do e trajtoj ne postimet e ardhshme.”

SHKARKO APP