Mjeku në Hamburg: Në Gjermani, vetëkarantinimi bëhet vetëm nëse plotëson këto kushte

Ashtu si çdo virus tjetër, edhe vurusi më i ri korona duket se nuk do të kalojë pa bërë fazën e tij bilogjike.

Gjermania po merr masat për skenarin më të keq të mundshëm, që rreth 70% e popullsisë të preket nga ky koronavirus. 10% e të prekurve përfundojë në terapi intensive.

Alk Shehu, mjek kardiolog në një lidhje me skype nga Hamburgu për Rtv Ora  tha se vetëkarantinimi në Gjermani është shumë selektiv dhe kërkon plotësimin e disa kushteve.

Shehu: Vetëkarantinimi këtu është selektiv dhe ndodh vetëm kur personi ka kushte ekonomike dhe kulturore, jeton vetëm dhe nuk është me familjarë dhe në momentin që sistemi parësor shëndetësor garanton vizita në shtëpi dhe furnizimin me nevojat personale për personin. Në rast se një nga kushtet nuk plotësohet personi shoqërohet në karantinën në shtet. Si për çdo virus personi duhet të marrë sa më shumë lëngje, vitamina, të hajë gjëra të shëndetshme.

COVID 19 prek të gjitha grupmoshat pavarësisht se më të rrezikuar janë të moshuarit.

Shehu: Virusi nuk prek vetëm moshën e tretë por persona me imunitet të dobët dhe probleme shëndetësore. Edhe një duhanpirës i rregullt ka rrezikshmëri të agravohet nëse preket nga kjo sëmundje. Kemi pasur edhe të rinj të prekur, të cilët kanë përfunduar dhe në mënyrë tragjike.

Të infektuarit pa simptoma mbetën personat më të rrezikshëm pasi mund të përhapin me shpejtësi virusin.

Shehu: Kjo është për të gjitha sëmundjet jo vetëm për koronavirusin.

Po sa kohë i duhet një pacienti me koronavirus që të shërohet?

Shehu: Thuhet që një person që nuk pëson koplikacione e kalon në 2-3 javë, nëse ka komplikacione mund të zgjasë me muaj.

SHKARKO APP