Mjeku shqiptar në Milano: Numri i viktimave shumë më i lartë sesa ai zyrtar, karantina në Itali, funksionoi

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, mjeku shqiptar në Milano, Alban Beltoja, tha se numri i viktimave në Itali nga koronavirusi është më i madh, pasi nuk janë llogaritur ata persona që kanë vdekur në shtëpi.

Hila: A mund të thuhet se funksionoi në Itali, karantina?

Beltoja: Mund të them me bindje të plotë se karantina, ka funksionuar në Itali.  Mund të them se masat u morën me vonesë, dhe rezultati u pa, me numrin e madh të të vdekurve, dhe të të prekurve.

Hila: Si shpjegohet se në Milano, vazhdon rritja e të infektuarve?

Beltoja: Po është e vërtetë, në zonën e Lombardisë, vazhdon rritja e të infektuarve. Shpjegohet edhe me numrin më të madh të tamponëve që po bëhet, po bëhen tamponë në struktura që nuk ishin bërë më parë, si Azili i pleqve, po gjenden raste të reja, por kjo nuk është shoqëruar me bum të sëmurësh, janë më të lehta. Këtë e ndjejmë, pasi nuk kemi presion mbi terapinë intensive.

Hila: Doktor, a është e vërtetë që ka pasur të vdekur në Itali apo janë manipulime shifrash, sepse këtu në Shqipëri ka filluar krijohet ideja se janë gjëra që krijohen vetë, a keni parë me sytë tuaj të vdekur nga COVID-19.

Beltoja: Jo, jo, nuk më ka rënë rasti fare të shoh gjëra të tilla, po e them me një buzëqeshje të hidhur këtë, ne u ndodhëm në një periudhë, që kanë kaluar dy muaj, mua më duket se kanë kaluar dy vjet, e përjetojmë akoma atë presionin e madh nga numri i madh i të sëmurëve, dhe nga numri i madh që kishin nevojë për ndihmë në terapinë intensive.

Hila: Ne kemi një statistikë të Corriera Della Serra, ku kemi rritje të numrit të viktimave nga COVID-19, në krahasim me një periudhë më parë, me vdekjet normale.

Beltoja: Këto shifra janë më pak sesa realiteti, shumë më shumë të sëmurë kanë vdekur në shtëpitë e tyre dhe nuk kanë marrë ndihmën, dhe nuk kanë bërë tamponin.

SHKARKO APP