Mobilizohen shqiptarët e Suedisë, në 24 orë mblodhën mbi 600 mijë krona për Shqipërinë

Diaspora shqiptare nuk ka kursyer ndihmën si në çdo raste tjetër për të qenë krah Shqipërisë në këto momente të vështira nga tërmeti.

Shqiptarët e Suedisë janë angazhuar në mbledhjen e donacioneve monetare, duke i derdhur në llogaritë bankare të vendosura në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes.

Në vetëm 24 orë janë mbledhur mbi 604000 krona suedeze (SEK) për Shqipërinë.

“Pak para disa minutave kemi derguar në fondin EMERGJENCA që është hapur nga ministria e Shqipëris , 500.000 SEK .Parat e tjera do i dergojm të premten ose të hënen” njofton shoqata SAB.

SHKARKO APP