Moda në shërbim të Italisë kundër koronavirusit, Gucci, Valentino, Prada, prodhojnë maska e veshje

Brand-et më të famshme italiane në botë, janë vënë shërbim e në ndihmë të emergjencës që po kalon Italia nga pandemia COVID 19.

Firmat më me emër të modës italiane jo vetëm po dhurojnë ndihma financiare për qendra të moshës së tretë, struktura spitalore e furnizime mjekësore, por dhe po punojnë duke modifikuar prodhimin e tyre në përshtatje të emergjencës që po kalon vendi.

Pas marrjes së autorizimit të certifikuar, firmat italiane Ermanno Scervino, Gucci, Valentino, Prada, Salvatore Ferragamo, Fendi e Miroglio po prodhojnë gratis për spitalet, këmisha për personelin mjekësore e maska sanitare.

Firma Gucci ka nisur një mbledhje fondesh online me një shumë fillestare prej 1 milionë euro e me objektivin e arritjes deri në 10 milionë euro.

Gjithashtu kjo kompani ka marrë përsipër prodhimin e 10 milionë maskave e 50 mijë këmishave për personelin mjekësor në spitale.

Firma Prada prej datës 18 mars ka nisur prodhimin e maskave dhe këmishave e gjatë ditës së sotme pritet të dorëzoj prodhimin e 80 mijë këmishave e 110 mijë maskave.

Grupi Armani ndër të parët që vendosi zhvillimin me dyer të mbyllura të sfilatës së tij në javën e modës në Milano, mbajtur disa javë më parë, ka nisur prodhimin e këmishave një përdorimëshme për personelin mjekësor si dhe ka dhuruar 2 milionë euro në ndihmë të Departamentit të Mbrojtës Civile e të spitaleve në Milano, Romë, Bergamo, Piacenza e Versilia.

Fimra Bulgari i ka dhuruar Institutit Italian të sëmundjeve infektive në Romë, një mikroskop 3D mjaft i nevojshëm në fushën e studimeve e kërkimeve laboratorike. Gjithashtu në vend të profumeve, po prodhon produkte dezinfektuese. Prodhimi parashikon 6000 xhel dezinfektues në ditë për 2 muaj rresht e baraz me 200 mijë copë.

Firma Valentino ka dhuruar 2 milionë euro, spitalit Sacco të Milanos, si dhe 1 milionë euro për ngritjen e spitalit Columbus Covid 2 në Romë. Gjithashtu i bashkohet prodhimit të maskave e këmishave sanitare.

SHKARKO APP