Moderatori e thotë para të gjithëve: Kam 10 vite pa larë duart

Pete Hegseth nga Fox News ka deklaruar, pa asnjë problemi, para kamerave se ka plot 10 vite pa i larë duart.

Rrëfimin e papritur, Hegseth e ka bërë mëngjesin e 10 shkurtit ndërkohë që po fliste në një emision televiziv për rezolutat e njohura të Vitit të Ri.

Kështu, mesa duket moderatori i kishte vënë qëllim vetes që këtë vit do rrëfejë gjëra që normalisht nuk do t’i përmendte fare para kamerave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pete deklaroi:

Swiss Digital Mobile Reklama
Qëllimi që i kam vënë vetes për vitin 2019 është që të them para kamerave gjera që normalisht i them në jetën e përditshme. Unë mendoj se nuk i kam larë duart për 10 vjet.”

Duke sqaruar vendimin e tij, 38-vjeçari sqaroi se duke mos i larë asnjë herë duart, në një farë mënyre ai po vaksinon veten. Dhe, sipas tij, ai është imun ndaj çdo gjëje.

Hegseth vazhdoi më tej:

Mikrobet nuk ekzistojnë. Unë nuk mund t’i shoh, pra ato nuk janë të vërteta. Unë nuk mund të sëmurem.”

Embedded video

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?