Moralesi i Bolivisë ka më shumë moral se Rama
Nga Dritan Kaba –
Moralesi i Bolivisë ka më shumë moral, se Rama dhe ndërkombëtarët “jeshil” të Tiranës
MORALESI I BOLIVISE KA ME SHUME MORAL, SE RAMA DHE NDERKOMBETARET “JESHIL” TE TIRANES
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur. “Revolucionari” i kokainës, Moralesi i Bolivisë, jep dorëheqje për manipulim votash!!!
Në Shqipëri, Edi vazhdon të qeverisë! Ai vazhdon të vjedhi vota. Kërcënon administratën, qytetarët, fermerët, bisnesin e vogël dhe të mesëm edhe kur është i vetëm në votime. sipas raportit të ODHIR për votimet e qershorit të këtij viti. Thërret në ndihmë banditë, që të kandidojnë, për të grabitur vullnetin e qytetarëve.
Rrëmben taksat me tendera pa garë, njësoj si votimet moniste të qershorit.
Grabit pronat me ligj antikushtetues, si ligji i pronësisë, i deklaruar i tillë nga Komisioni i Venecias apo me ligjin kriminal të “korporatës”!
Ndan pronën publike, si t’ja kishte lënë gjyshi, duke shkatërruar edhe historinë,arkitekturën, vlerat kombëtare, si tek “vepra”, që pret të “kurorëzohet” këtë javë. Hoteli me fushë futbolli dhe ca shkallare që kushtoi 75 milion euro!!! Apo skandali tjetër, që pritet të ndodhë me Teatrin Kombëtar, ku kullat do zaptojnë pronën publike.
Ndërsa kapi Prokurorinë me 69 vota, me bekimin e një tufe burokratësh të delegacionit të BE dhe ambasadës amerikane,që janë të paaftë në rastin më të mirë ose “qorra” me qëllim, për shkak të “sëmundjes” profesionale, që i bën të shohin vetëm “jeshil”, shkeljet kushtetuse vazhdojnë rradhë. Rilindasit nuk ndalen në kapjen e sistemit të drejtësisë dhe ata, “jeshilparësit”, vazhdojnë të bekojnë dhe përshëndesin çdo nismë antikushtetuese të Parlamentit të votave të vjedhura nga krimi i organizuar dhe atyre të blera nga korrupsioni dhe oligarkët.
Rasti më i fundit ishte ky i sotmi. U shkel çdo procedurë kushtetuese për të zgjedhur dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese. Pa i hyrë thellë kandidaturave, dua të theksoj vetëm lajmin e fundit të publikuar në media. Dy anëtaret e sotme të votuara në mënyrë antikushtetuese, nuk kishin arritur të merrnin pikët e nevojshme për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës për tu bërë gjykatëse të shkallës së parë. Nga të paafta në njohuritë minimale për t’u bërë pjesë e studentëve, sot ato u bënë gjyqtare të shkallës më të lartë. Kjo kjo si pasojë e shumë veprimeve antikushtetuese të filluara nga Dvorani i KED, pasuar nga Ruçi dhe Balla të Parlamentit dhe deputetët pa zë. Të zgjedhurat në mënyrë antikushtetuese do të gjykojnë shkeljet kushtetuese në këtë vend.
Besoj se çdokush është i qartë që tani për vendimet e tyre. Shembullin më të mirë të zgjedhjes në mënyrë antikushtetuese na e ka dhënë rasti i Arta Markut. Gjithkush është i qartë dhe e shikon se si po vepron Arta me dosjet e korrupsionit, ato të vjedhjes së zgjedhjeve 184 dhe 339 apo të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Dështimet e qëllimshme të Prokurorisë, në të gjitha nivelet janë pasqyra më e qartë e 69 votave.
Kështu çështjet që presin në Gjykatën Kushtetuese, që kanë të bëjnë me vendimet klienteliste të qeverisë rilindase apo ligjet antikushtetuese të Parlamentit monopartiak në dëm të interesit publik, duket qartë se do kenë fatin e dosjeve në “hetim” të Artës. Ka një shprehje: po vendos bythën kuzhinier, mut do të.gatuaj. Besoj se nuk ka rast më të pastër, që e vërteton plotësisht këtë shprehje.
Të gjitha këto emërime, veprime kriminale në dëm të demokracisë dhe shtetit ligjor një ditë do marrin ndëshkimin e merituar, pavarësisht me bekimin e kujt janë bërë. Edhe Moralesi, me bekimin e analogëve të këtyre që janë sot në Tiranë,u mbështet si president, pavarësisht se u votua nga shitësit dhe prodhuesit e kokainës
Një shembull i fortë është dheUkraina. Para pesë vitesh, ata, që erdhën në pushtet me “revolucion” dhe me humbje jetësh njerëzore, u mbështetën fuqimisht nga e njëjta klasë burokratësh dhe politikanësh ndërkombëtarë, që i thurën ditirambe reformës në “drejtësi”,tek ne. Sot populli i Ukrainës i ka çuar në shtëp me votën e tyre. Tashmë drejtësia e re, jo ajo e krijuara me presione dhe në mënyrë antikushtetuese, si në Shqipëri, po heton korrupsionin e krijesave të burokratëve ndërkombëtarë..
Ndaj vetëm zgjedhjet e reja dhe vota popullore janë e vetmja rrugë për të përmbysur këtë grup kriminal që është sot në qeveri. Asnjë hezitim për pëballjen elektorale. Çdo rrugë tjetër vetëm i zgjat jetën kësaj qeverie dhe is hton jeshilosjen burokratëve ndërkombëtarë.