Mos e humbisni/ Monologu i Robert Aliaj: Sa kushton një jetë njeriu në Shqipëri?

Monolog nga Robert Aliaj

Sa kushton një jetë njeriu?

Vërtet, se kjo pyetja ka rëndësi, sa kushton një jetë njeriu?

Në Amerikë kushton sa ngjyra e lëkurë së tij.

Në Skandinavi kushton sa jeta e një ministri.

Në Kolumbi kushton sa pesha e pushtetit.

Në Korenë e Veriut kushton sa një kërcitje gishtash e Liderit të përjetshëm.

Po sa kushton një jetë shqiptari?

Shqiptarët riprodhohen çdo ditë, do muaj e çdo vit, po fytyrat që qeverisin janë të njëjtat prej 20-30 vjetësh.

Shqiptarët janë një komb emigrantësh, po përfaqësohen nga një familje mafiozësh.

Shqiptarët janë një popull i varfër, por kanë nxjerrë dhe një grusht miliarderësh.

Shqiptarët marrin pjesë në konkurse, por fitojnë gjithmonë të tjerët.

Shqiptarë kanë prona, por nuk i gëzojnë dot.

Shqiptarët jetojnë në demokraci, po vota u blihet dhe u vidhet.

Shqipëria është një vend ku qytetarët e vet janë të pabarabartë. Para ligjit, para policit, para tatimeve, para shkollimit, para shanseve dhe përfitimeve.

Prandaj dhe jeta e një shqiptari nuk vlen sa jeta e një shqiptari tjetër.

O sa mirë me kenë shqiptar, në Shqipëri nuk ka të njëjtin kuptim për të gjithë.

Për një grup të vogël, “me kenë shqiptar” është më mirë se për të tjerët.

SHKARKO APP