Mos flini me flokët e kapur bisht, nuk do e bëni më pasi të lexoni pasojat
Çdo vajzë kujdeset për mënyrën se si flokët e saj duken dhe kjo shpjegohet me faktin se flokët janë një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë. Ndërkohë që mund të shpenzojmë pafund në produkte të ndryshme për flokët që të duken bukur, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje disa gjërave që janë pjesë e rutinës sonë të përditshme, të cilat mund t’i shkatërrojnë flokët.
Sipas “Bright Side”, të flesh me flokë të kapura bisht është një nga këto gjëra të dëmshme.
Mund të shkaktojë rënie të flokëve.
Bishti i flokëve ushtron presion në rrënjën e flokut, dhe kjo përkeqësohet kur flini, sepse e lëvizni kokën rreth e rrotull. Kjo, siç pretendon Akademia Amerikane e Dermatologjisë, mund të bëjë që fijet e flokëve të shkatërrohen ose të bien.
Mund të ndryshojë pamjen e flokëve tuaj.
Si rezultat i rënies së flokëve, lehtësisht mund të vihet re rrallimi i tyre, veçanërisht në zonën rreth ballit. Kjo për shkak se llastiku krijon fërkime gjatë kohës që ju flini. Kjo mund t’i ngrijë majat e flokëve dhe mund t’i bëjë të thata ose t’i dëmtojë ato.
Por nëse hiqni dorë nga të fjeturit me flokë të kapura bisht, atëherë flokët do të duken shumë më mirë me kalimin e kohës.
Kjo gjë mund të shkaktojë edhe një gjendje mjekësore të quajtur alopecia.
Alopecia është një gjendje ku flokët bien në të gjithë trupin ose në disa pjesë të tij. Tërheqja e vazhdueshme mund ta shkaktojë këtë pasi mund të dëmtojë gjëndrat e flokëve.
Bonus: çfarë mund të bëni në vend të kësaj që të keni flokë të shëndetshëm?
Lërini flokët të lëshuara ose kapini bisht, por shumë lirë.
Flini me flokë të tharë, sepse në të kundërt, floku i lagur është më i dobët dhe mund të dëmtohet lehtë.
Zgjidhi jastëkun e duhur. Ato prej mëndafshi t’i lejojnë flokët të rrëshqasin me lehtësi.
Bëni kujdes, pasi ajri i thatë në dhomën tuaj të gjumit mund t’i thajë edhe flokët, kështu që përdorni një hidratues për t’i mbrojtur.