Mos harroni të lëvizni 60 minuta prapa akrepat, sonte rikthehet ora dimërore
E diela e fundit e tetorit përkon me ndryshimin e orës. Pas shumë debateve, edhe këtë vit u vendos që ora do të ndryshojë.
Nga nesër datë 27, akrepat e orës do të shkojnë shkojnë 60 minuta prapa.
Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për te pasur një orë më shumë diell, ose dritë, deri në 29 mars 2020, kur do te kthehet sërish ora verore.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.