Mosha idele për të qenë shtatzënë
Qenia njerëzore ka një periudhë unike pjellorie, në raport me speciet e tjera. Kjo nis gradualisht gjatë adoleshencës dhe rënia fillon pas të 30-ve. Mirëpo deri më tani, nuk e dinim se çfarë i shkaktonte këto ndryshime. Eva Hoffmann, pjesë e departamentit të mjekësisë Qelizore dhe Molekulare në Universitetin e Copenaghen, një nga drejtueset e studimit të publikuar në revistën shkencore “Science”, ka qenë pjesë e një studimi.
Shkencëtarët e disa universiteteve europiane, morën në analizë 3000 qeliza të vajzave me moshë nga 9 vjeçe dhe deri në 43 vjeç, për të zbuluar sekretet e ritmit biologjik që e bëjnë optimale periudhën më të mirë për shtatzëni. Meshkujt dhe femrat nga pikëpamja e riprodhimit janë njëlloj, ku tek mashkulli lëngu spermatik nis me pubertitetin, ndërsa tek femrat qelizat e vezëve janë të pranishme qysh me lindjen dhe piqen kur nis cikli menstrual.
U zbulua se tek adoleshentet veza nuk është plotësisht e kompletuar, për shkak se aparati riprodhues femëror nuk është pjekur plotësisht. Kjo çon në rrezikun e gabimeve kromozomike të cilat shtojnë rrezikun që veza të eliminohet pa takuar spermatozoidin e mashkullit. Më pas kur vajza kthehet në grua, sistemi riprodhues punon më mirë dhe kjo gjë nis nga mosha 20-vjeçare. Kështu studimet zbuluan se mosha optimale për të planifikuar një shtatzëni nis nga mosha 20 deri në 30 vjeç.