Motrat shkencëtare Zalli: Ja e vërteta e shëndetit të kryeministrit britanik

Një lidhje me në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, motrat shkencëtare Detina dhe Argita Zalli u shprehën se kryeministri i Britanisë ka pasur shumë takime kohët e fundit, prandaj është infektuar.

Ato u shprehën se ky është një virus i panjohur dhe është shumë e vështirë që mjekët ta mbronin kryeministrin britanik.

Zalli: Kryeministri britanik ka pasur shumë takime kohët e fundit, biles ka vizituar edhe një spital. Siç e dimë ky virus është shumë i panjohur dhe nuk diskriminon mes qytetarëve të thjeshtë dhe kryeministrave. Shkenca po mëson akoma nga virusi, pasi nuk është i njohur si gripi, është shumë e vështirë që mjekët ta mbronin atë.

SHKARKO APP