“Mund të jem arrogant, hajdut kurrë”/ Sociologu: Atëherë je idjot z.Rama

Ditën e djeshme nga Lezha, Edi Rama iu drejtua qytetarëve se mund të ishte arrogant por jo hajdut.

Tek e fundit cili është ai person që do të pranojë që është hajdut edhe nëse vërtet rezulton i tillë, e për më tepër përpara popullit të tij që pret ti marr edhe votën.

Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës ka reaguar sociologu Ergys Mërtiri. Ky i fundit ka komentuar shprehjen e Ramës, një shprehje e cila mesa duket iu ka bërë përshtypje të gjithëve.

Mërtiri shprehet se nëse Rama nuk është hajdut atëherë është idjot.

“Pra je duke na thënë se të tjerët janë pasuruar duke të përdorur ty për të vjedhur popullin! Duhet të jesh shumë në hall, përderisa nga të gjithë rolet që mund të luash zgjedh atë të budallait”, shton ai. 

SHKARKO APP