Muzika si antistres, dhjetëra artistë e muzikantë, zgjuan qytetin në karantinë
Ora 12 e ditës së dielës, i takoi shqiptarët në ballkonet e shtëpive, të bashkuar nga muzika. Duke marrë shembullin e Italisë fqinje, edhe Shqipëria prezantoi nismën “Muzikë nga shtëpia”, të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës.
Dhjetëra artistë e muzikantë, luajtën në instrument, për të zgjuar qytetin nga ditët e vështira që po kalon, për të gjithë ata që janë karantinuar, si masë parandaluese ndaj koronavirusit.
Nisma ka si qëllim që qëndrimi në shtëpi të kthehet në një mundësi për të qenë më të mirë, të bashkuar dhe të vlerësohet liria që ofron muzika.
Edhe një ditë më parë, qindra qytetarë dolën në ballkone duke duartrokitur, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për të gjithë kontributin dhe sakrificën e stafeve mjekësore, që po shërben në këto ditë të vështira.