Nard Ndoka tregon si e njohu gruan: Dua të bëj dasmë të dytë

Deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur ndër të tjera edhe për njohjen me bashkëshorten e tij, Kozeta.

Ai tha se është njohur me bashkëshorten që fëmijëri, ndërsa Kozeta shkonte gjithmonë në shtëpinë e tij dhe se gjyshja e kishte zgjedhur si nusen e tij.

“Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës. Babi im ka qenë mik me babanë e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse ti shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jesh nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër”, tha deputeti shqiptar.

Nodonse ka 30 vite martesë, Nard Ndoka është shprehur se ka menduar të bëjë një dasmë të dytë, por nuk i lënë fëmijët pasi është radha e tyre.

“Më pas erdhi dasma që filloi rreth dy javë përpara dhe kemi patur një dasmë me më shumë se 300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi. Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare, kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë”, tha politikani.

Ai shtoi se ndihen të plotësuar për sa i takon detyrimeve.

SHKARKO APP