“Nasipi hyn në historinë e shkruar nga “historiani” Edi Rama”
Kalimi i ish-ministrit të LSI-së Nasip Naço te PS dhe video e Ramës me ish-ministrin tjetër të LSI-së Lefter Koka, ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Nga video me përbajtjen e bisedës së kryeministrit Rama me ish-ministrin dhe ish-deputetin e LSI, Nasip Naço, ajo që të bën përshtypje veçanërisht një fjali e kryeministrit ku i thotë do të hysh në histori Nasip. E ka fjalën për historinë që do të shkruhet nga “historiani” Edi Rama. Më kujton një fjali të thënë nga paraardhësi i Edi Ramës si kryetar i PS dhe njëkohësisht parardhësi i tij si kryeministër socialist, Fatos Nano, i cili në vitin 2003 në fjalimin që mbajtur në Kongresin e PS-së kur u zgjodh si kryetar tha fjalët që u bënë të famshme. “Unë jam Fatos Nano, prapa më vjen historia!”
Duke përdorur kështu fjalët e një kënge popullore për Ismail Qemalin. Fatos Nano i përdori këto fjalë me një vetëvlerësim të madh absolut, me delir politik. Ishte në fund të mandatit të dytë qeverisës të PS, mandat që përfundoi në 2005.Edi Rama sot është në fund të mandatit të dytë qeverisës të PS pasi është rikthyer në pushtet në 2013.
Pasi ka vënë pasurinë, tani po mendon për historinë. Mandati i tretë nuk do të jetë mandati i zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve por do të jetë mandati ku do të konsolidohet pasuria dhe do të shkruhet historia. Ashtu si Enver Hoxha, pasi e pa që nuk i realizonte dot premtimet që bëri gjatë luftës, filloi të mendonte për historinë të cilën e shkruante vetë në librat e tij me kujtime.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.