“Nata e Kadrit”, nata më e shenjtë e vitit për besimtarët myslimanë

Nata më e shenjtë e vitit për besimtarët myslimanë konsiderohet Nata e Kadrit. Kjo është një natë  e veçantë e cila festohet tradicionalisht në ditën e 27-të të Ramazanit.

Nga ana tjetër ajo njohet dhe si “Nata  e Fuqisë” dhe shërben për të kujtuar momentin kur ka filuar të zbresë për herë të parë Kurani nga Profeti Muhamed. Libri i shenjtë fillon me një shpallje e cila i urdhëron njerëzit që të lexojnë në emër të zotit të tyre.

Profeti nuk e përmend me detaje se kur do të jetë ““Nata e Kadrit”  megjthatë shumica e dijetarëve mendojne se ajo është gjatë netëve të fundit të Ramazanit. Këto ditë mund të jenë  e 19-ta e 21-ta e 23-ta, e 25-ta, ose e 27-ta ditë e Ramazanit.

Rëndësia e kësaj natë përmendet edhe në “hadithin”, të cilat janë thëniet e Profetit Muhamed:

Kushdo që i krijon namazin natën e Kadrit, nga besimi i sinqertë dhe duke shpresuar që të arrijë shpërblimet e Allahut (të mos tregohet), atëherë të gjitha mëkatet e tij të kaluara do të falen”.

Myslimanët e respektojnë natë të shenjtë me devotshmëri, lexime dhe lutje, pasi shenjtëria e natës besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve. Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi që çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, dhe kështu adhuruesit përpiqen të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë kësaj periudhe. Disa muslimanë marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë të gjitha dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.

SHKARKO APP