“Natyra po hakmerret”, ambientalisti e lidh koronavirusin me evoluimin tonë
Ambientalisti Sazan Guri ishte i ftuar në emisionin Aktualitet në Fax News foli mbi situatën që po kalon vendi nga pandemia.
Për hir të profesionit ai e filloi argumentin me natyrën duke thënë se kjo e fundit po na kthehet ne duke qenë se nuk jemi sjellur mirë me të.
Ai tha se mjekët e kanë thënë fjalën e tyre sa i përket fushës së tyre por kjo gjë nuk na ndalon ne ta shtrijmë më gjatë diskutimin mbi koronavirusin në botë.
Guri tha se “ky koronavirus ngjan me një sars të dytë për të cilin historia ka mbajtur shënime.
Ne i përkasim grupit gjakut zero negativ dhe çdo virus ka lënë ADN e tij në jetëngjatësinë tonë.
Viruset që kanë kaluar kanë lënë gjurmet e tyre tek ne dhe kjo gjë shihet edhe sot me reagimin e organizmit tonë.
Ky grip tani lobon tek njeriu, të rintë e parandalojën nga ajri i hundës thotë Guri dhe nuk e lejon të kalojë .
Rolin kryesor në këtë virus e luan mushkëria dhe kjo po shihet me intubimin”.
Guri deklaroi se për asnjë virus të ngjashëm nuk janë gjetur vaksinat përveç sëmundjeve bakteriale.
Kjo ndodhi pasi u gjet burimi ndërsa për këtë akoma nuk dihet një gjë e tillë.