Ndërron jetë një tjetër aktor i “Beverly Hills 90210”

Aktori i njohur i serialit “Beverly Hills 90210″|, Jed Alled, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e trishtë e dha djali i tij në një postim në ‘Facebook’. “Më vjen shumë keq të publikoj lajmin e vdekjes së babait tim këtë mbrëmje.

Ai vdiq në mënyrë paqësore dhe ishte i rrethuar nga familja e tij dhe të gjithë ne e donim shumë”, ka shkruar Rick Brown.

Jed ishte i njohur për rolin e tij në serialin e njohur dhe ish-kolegët e tij i kanë dedikuar disa fjalë nëpërmjet fotove në rrjete sociale.

Allan ka luajtur po ashtu edhe në telenovelën e njohur të viteve ’80 dhe ’90, “Santa Barbara”, në rolin e C.C. Capwell./revistawho.com

SHKARKO APP