Ndikimi i maskës tek sytë, dhe çfarë duhet bërë
Parehatia që shkakton maska, detyron sytë të prodhojnë më shumë lot për t’u përballur me të. Diçka e tillë më pas shkakton sy të acaruar, të skuqur më shumë se zakonisht, kruarje dhe shumë më të ndjeshëm ndaj dritës.
Faktorë të tjerë të jashtëm që mund të përkeqësojnë “sytë e thatë” janë qëndrimi me orë të zgjatura para një kompjuteri, era, ose ndonjë ndërhyrje që mund të keni patur më herët në sy.
Duhet të ndjekim disa këshilla për të shmangur problemet me sytë, syzet që mbushen me avull apo lëkurën e acaruar.
Sigurohuni ta vendosni poshtë syve tuaja, për të parandaluar parehatinë që mund t’i shkaktoni duke i prekur dhe mos harroni që herë pas here të bëni pushim duke u shkëputur nga çdo pajisje elektronike për t’i shlodhur ato.