Ndjesë për helmimin!           

Nga Edmond Panariti-  Policia e shtetit u kerkon ndjese qytetareve dhe bizneseve për demtim të shendetit publik me lende helmuese! A thua se behet fjale për shqetesim nga zhurma, apo bllokim trafiku!! Qesharake!

Me fjalë të tjerat ndjese, për bllokim te frymemarrjes, per konvulsionet, te vjellat, marrje mendsh, turbullim të pamjes! Ndjese per pasoja afatgjata shendetsore, të cilave do tu degjoni “krismen” pas shumë muajsh e vitesh, kur kjo ngjarje do të jete harruar…

Ngjarja do të harrohet si dhe shume gjera të tjera në këtë vend por pasojat shendetsore të saj do shenjestrojne fatin e keq të një pjese të atyre që do të preken nga patologji për të cilat askush nuk do të jete në gjendje të percaktoje shkakun….Sepse koha do ta kete mbuluar gazin toksik me pluhurin e harreses..

Por demi nga ky gaz, te disa fatkeq mund të jete instaluar tashme, në qeliza, në ADN, në neurone dhe mund te kete filluar ora e numerimit pas (count down) deri në shfaqjen fatale të semundjes! Gjithesesi jeni të lutur të pranoni ndjesen e Policisë së Shtetit!

SHKARKO APP