Ndodh një herë në 100 mijë raste, momenti i lindjes së një vogëlushi me “këmishë”

Një fotografe e specializuar në fotot e lindjes ka kapur momentin kur ka ardhur në jetë një vogëlush me fat.

Fëmija erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane ndërsa qesja amniotike në të cilën ai ndodhej nuk u ça.

Sipas specialistëve, foshnjat që lindin me qesen amniotike të paprekur janë të rralla. Për të qenë më të saktë, kjo është një dukuri që ndodh një herë në 100,000 raste.

Në këto raste, qesja amniotike nuk çahet gjatë lindjes dhe mjekëve u duhet që ta çajnë me kujdes jashtë mitrës.

Në vendin tonë, në raste të tilla, thuhet se fëmija ka lindur me “këmishë” dhe është shenjë që atë do ta ndjekë fati i mirë gjatë gjithë jetës.

Fotot mahnitëse u shkrepën nga fotografja e lindjeve, Jana Brasil në shtetin Espirito Santo ndërsa emri i vogëlushit është Noah.

SHKARKO APP