Ndodhi edhe kjo, tentojnë të futin 15 mijë euro falso në bankë

Dy të rinj kanë deponuar në dy banka, në Fushë Kosovë dhe Malishevë, mijëra euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar.

Për këtë rast policia ka arrestuar: D. R. viti i lindjes 1991 dhe F. Z. viti i lindjes 1996.

“Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro.

Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt”, tha policia.

SHKARKO APP