Ndryshon procedura e legalizimit të përkthimeve për në Itali

Nga 1 janari 2019 nuk do të jetë më e nevojshme që dokumentet të paraqiten në Ambasadë

Ambasada e Italisë në Tiranë njoftoi dje se, për t’u ofruar një shërbim më të mirë shtetasve në aspektin ekonomik dhe në lidhje me lehtësimin e procedurave, duke filluar nga data 1 janar 2019, do të vendoset vula Apostile edhe për përkthimet e njohura (sikurse parashikohet në nenin 1 të Konventës së Hagës së datës 05.10.1961, në fuqi mes Italisë dhe Shqipërisë prej datës 01.07.2011).

Për të qenë të vlefshme në Itali, dokumentet e lëshuara nga Autoritetet shqiptare në Shqipëri duhet të jenë të pajisura me vulë Apostile të dyfishtë të vendosur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë: mbi dokumentin origjinal në gjuhën shqipe dhe mbi përkthimin në e njohur në gjuhën italiane. Pra, nuk do të jetë e nevojshme që të kërkohet legalizimi i përkthimit pranë autoriteteve konsullore italiane në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procedura e re që duhet ndjekur për të legalizuar përkthimin e njohur me vulë apostilë për dokumentet shqiptare që do të dorëzohen në Itali do të jetë si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkthimi do të kryhet nga një përkthyes i njohur firma e të cilit eshtë depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Përkthyesi do të vendosë në përkthim këtë diciturë: “Deklarohet se ky përkthim është i njëjtë me tekstin origjinal në gjuhën shqipe dhe se është kryer nga “Emri dhe Mbiemri”, përkthyes i njohur i akredituar pranë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare.” Do të vendoset firma dhe vula e përkthyesit të njohur.

Në bazë të nenit 65 të Ligjit nr. 7829 datë 01.06.1994, një noter shqiptar do të deklarojë vërtetësinë e nënshkrimit dhe statusin ligjor të përkthyesit të njohur. Mbi dokumentin dhe përkthimin do të vendoset vula “Apostile” nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Dokumenti origjinal i pajisur me Apostile dhe i shoqëruar nga përkthimi po ashtu i pajisur me Apostile, mund të paraqitet pranë Autoriteteve italiane në Itali. Procedura e re do të ketë kosto më të ulët se shifra 3030 lekë që kushton aktualisht ndërsa koha e marrjes së shërbimit do të jetë më e shkurtër.  Kujtojmë se shtetasit shqiptarë kanë gjithsesi mundësi që të kryejnë përkthimin zyrtar të dokumenteve nga përkthyes të njohur në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?