Në Shqipëri na mbyti korrupsioni, por shikoni pse u shkarkua ky kapiten i super anijes britanike

Ndërkohë që në Shqipëri korrupsioni është bërë mal dhe vendi është kapur prej fyti nga oligarkët, Britania e Madhe vjen me një standard tjetër duke na treguar se jemi vite dritë larg Perëndimit.

Marina e Britanisë së Madhe ka shkarkuar nga detyra kapitenin e aeroplanmbajtëses gjigante, vetëm se një fundjavë përdori për qëllime personal një makinë që ishte pjesë e inventarit shtetëror, shkruan Albeu.com.

Nick Cooke-Priest e drejtonte aeroplanmbajtësen “HMS Queen Elizabeth”, e cila është krenaria e marinës britanike, por kur u konstatua shkelja që kishte bërë ai u hoq menjëherë nga detyra.

Pas vendimit të eprorëve të tij au u shpreh se kishte qenë krenar për shërbimin e bërë dhe se ishte i tronditur nga shkelja e kryer prej tij duke thënë se kishte ndodhur padashje.

SHKARKO APP