Neritan Liçaj moderon në shesh: Roli më i bukur i jetës time, jo skenik, rol njerëzor

Artistëst janë mësuar me emocionin, skenën dhe publikun, por të hënën e 2 marsit Neritan Liçaj ka të tjera emocione.

Liçaj: Të gjithë kemi një mision të rëndësishëm sot. Është rol shumë i bukur sot sepse çdo rol që bëhet për kombin për këtë qytet që jam lindur dhe jam rritur për familjen time është roli më i bukur i jetës është rol jetës. Nuk është rol skenik por është rol njerëzor.

E takojmë në shkallët e podiumit ku do të moderonte tubimin e presidentit të republikës. Për Temporan aktori Neritan Liçaj na zbulon se si e priti ftesën e kreut të shtetit.

Liçaj: E prita me shumë krenari. Ndjehem shumë i vlerësuar. Dhe për faktin që kemi dy vjet e një muaj që protestojmë edhe për të drejtën kushtetuese sepse me ligjin special për teatrin shkelet Kushtetuta në 6 nene.

Ka një betim edhe Neritan Licaj.

Liçaj: Unë sot dua t’i dal Kushtetutës së vendit tim, Presidentit Meta, dhe të gjithë kombit tim, do t’i betohem që jam aty.

Janë 6 shkallë që duhet të ngjesë për tu ngjitur në podium.

Liçaj: Janë shkallë që të shpien në një altar ku do të mbrohet e drejta jonë. Nuk janë shkallë karriere, nuk kam ndërmend që t’i futem politikës.

/Ora News

 

SHKARKO APP