Nëse flini shumë, mund të keni probleme serioze me zemrën

Hulumtimet e reja tregojnë se nëse flini shumë, mund të keni probleme serioze në zemër.

Një studim i botuar në revistën “European Heart” zbuloi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në ditë kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose nga bllokimi i enëve të gjakut në tru, krahasuar me ata që flenë mesatarisht nga 6 deri në 8 orë.

Sondazhi u krye në 116.000 të anketuar, të moshës 35 deri në 70-vjeç, në 21 vende.

Për tetë vite sa zgjati, 4.365 njerëz vdiqën me probleme serioze të zemrës.

“Gjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut dhe mesatarisht, çdo person kalon një të tretën e ditëve të tyre duke fjetur”, thanë shkencëtarët.

Në krahasim me ata që flinin mesatarisht nga 6 deri në 8 orë, ata që flinin 8 dhe 9 orë, kanë pesë për qind më shumë shanse për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ata që flenë mesatarisht 9 ose 10 orë kanë një shans 17 për qind më të madh për të zhvilluar një sëmundje të zemrës. Për ata që flenë më shumë se 10 orë, kjo përqindje rritet ndjeshëm. Ata kanë një shans 41 për qind të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ju nuk duhet të flini për më pak se 6 orë, pasi edhe atëherë jeni në rrezik për sëmundje kardiovaskulare (nëntë për qind).

Përfundimi i studimit është se njerëzit mesatarisht duhet të flenë 6 deri në 8 orë.

SHKARKO APP