Nëse instikti ju thotë se është koha që të ndaheni, ndahuni

Marrja e vendimit për tu ndarë me dikë është e vështirë, dhe shpesh nuk mund ta kuptoni kur është koha e duhur.

Po ju tregojmë disa arsye pse marrëdhënia juaj po shkon keq dhe se më e mira është që të ndaheni.

1.Ai është abuziv

Nëse jeni në një marrëdhënie abuzive, është koha për t’u larguar. Ju nuk duhet të jetoni vazhdimisht në pozicion mbrojtës në rast se ai acarohet nga momenti në moment. Është e drejta juaj të përjetoni një marrëdhënie pa frikë.

Mos vazhdoni me idenë se gjërat do të bëhen më mirë, asgjë nuk do të ndryshojë.

Nuk kemi si qëllim t’ju trembim por në raste të tilla, situata degradon, dhe me siguri ju nuk doni të merreni si statistikë.

2.Ju keni qëllime totalisht të ndryshme për jetën

Në rast se ndjeni se dëshironi të jetoni pa u martuar ndërsa partneri dëshpërimisht kërkon që ju të angazhoheni, ai dëshiron fëmijë dhe ju jo, ose anasjelltas?

Edhe nëse e doni shumë dikë, duhet të largoheni prej tij/saj nëse qëllimet tuaja qëndrojnë në dimensione të ndryshme, ju nuk mund të bëni kompromise për jetën tuaj.

Pjesë e dashurisë është edhe ta lejoni dikë të shkojë nëse nuk përmbushni nevojat e tij.

3.Tradhëtia

Tradhëtia është e rëndë. Nga njëra anë ju mund të doni dëshpërimisht të rregulloni marrëdhënien, por në anën tjetër jeni shumë i/e inatosur.

Nëse ju zbuloni se partneri juaj ju tradhëton, atëherë është e drejta juaj të vendosni se çfarë do të bëni, por mos harroni se dikush që tradhëton njëherë, do e bëjë përsëri. Gjithashtu nëse mendoni të vazhdoni marrëdhënien duke menduar për hakmarrje, atëherë e keni shumë gabim, më e mira është të ndaheni.

4.Partneri nuk ka respekt

Ndiheni sikur i/e dashuri/a nuk ju respekton? Vazhdon të mos bëjë ato që thotë se do i bëjë?

Dëshironi me të vërtetë të kaloni jetën me dikë që nuk ju respekton?

Jeta është shumë e gjatë dhe shumë e shkurtër për ta jetuar në këtë mënyrë.

5.Dashuria është larguar

Nuk ndiheni më të tërhequr? Niheni sikur po jetoni me vëllain ose motrën? Marrëdhënia seksuale është një pikë kyçe në marrëdhënie, dhe nëse nuk ndiheni më të tërhequr seksualisht nga partneri është më mirë të ndaheni sesa të thelloni akoma më shumë hendekun midis jush.

Mamaja ime gjeni gjithmonë më thotë se problemet lindin në dhomën e gjumit dhe fluturojnë jashtë, dhe jo e kundërta.

6.Instikti juaj thotë se marrëdhënia ka mbaruar

Unë besoj se instikti thotë shumë.

Nëse instikti ju thotë se është koha që të ndaheni, atëherë ndahuni, ju nuk po jetoni lidhjen që ëndërroni.

Nëse ju vendosni të ndaheni apo jo, e zgjidhni ju, por mos harroni se nuk mund të jetoni jetën e ëndrrave me njerëz që shkatërrojnë ëndrrat tuaja. Secili prej nesh meriton më të mirën.

SHKARKO APP