Nëse keni planifikuar fluturime nga Shqipëria drejt Italisë me 13 dhjetor, bëni kujdes! Grevë 24 orëshe
Ata që kanë planifikuar fluturime me datë 13 dhjetor nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas do të duhet që të bëjnë kujdes e të verifikojnë fluturimin e tyre.
“La Stampa” shkruan se me datë 13 dhjetor është parashikuar që në Itali të zhvillohet një grevë kombëtare e transportit ajror që do të zgjasë 24 orë.
Kjo grevë ka në fokus dhënien e një mesazhi për krizën në të cilën ndodhet sektori dhe pasiguritë që ka mbi të ardhmen e kompanisë Alitalia. Ky veprim, kujtojnë sindikatat, pasojnë grevën kmbëtare që zgjati 4 orë me 6 korrikun e shkuar.
Artikulli origjinal: https://www.lastampa.it/cronaca/2019/12/08/news/venerdi-13-sciopero-nazionale-del-trasporto-aereo-1.38160912