“Nëse në shkollë vini re te vetja se …”, ISHP këshillon nxënësit: Nga maska te distancimi fizik, ja çfarë duhet të dini
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Instituti i Shëndetit Publik këshillon të gjithë nxënësit të mësohen me normalitetin e ri të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ISHP i bën thirrje nxënësve të ruajnë distancimin fizik, të lajnë dhe dezinfektojnë duart, të mbajnë maskë dhe dritaret e klasave hapur.
Mesazhi i ISHP:
Normaliteti i Ri
👉 Në shkollë duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur.
⚠️ Kujdes❗️
Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.