Nëse shqiptarët nxitohen për diçka, është me siguri martesa!

Pavarësisht lindjeve të pakta, kur vjen puna tek martesa, shqiptarët nuk mendohen gjatë. Vetëm gjatë vitit 2018-të, më shumë të rinj i kanë thënë “Po” njëri tjetrit. Sipas të dhënave të INSTAT, të publikuara në Monitor.al, 23 mijë e 104 çifte janë kurorëzuar në martesë, 2% më tepër se një vit më parë.

Përpos numrit më të lartë, çfarë ka ndryshuar është gjithashtu mosha mesatare e çifteve që martohen. Ndonëse jetojmë në një botë ku njerëzit zgjedhin të presin gjatë deri në një vendim të tillë, vihet re që shqiptarët po martohen më të rinj. Mosha e djemve dhe vajzave ka shënuar rënie.

Sipas raportit të INSTAT tek gratë, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80,5 % e tyre. Kjo shpjegon moshën relativisht të re në martesë për gratë, e cila është 25,5 vjeç. Një vit më parë, mosha mesatare e martesave te gratë ishte 26.5 vjeç.

Për burrat 54,6 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,4 % e martesave deri në moshën 34 vjeç. Mosha mesatare e martesës për burrat është 30,2 vjeç.

Gjithsesi, nëse këtë raport e krahasojmë me 5 vite më parë, vihet re që gratë martohen rreth 2 vite më të mëdha.

Krahasuar me 5 vite më parë, gratë martohen relativisht rreth dy vite më të mëdha.

Çfarë përbën lajm të mirë, janë shifrat që flasin për martesat në moshë shumë të ulët. Vajzat që martohen në moshën 15-17 vjeç janë në përqindje shumë të ulët, ndërsa djemtë nuk kanë martesa nën moshën 18-vjeç.

SHKARKO APP