Netflix do të lançojë revistën e saj dhë blejë kinemanë historike

Netflix, platforma me pagesë e filmave, po konsideron të hedhë në treg revistën e saj dhe të blejë kinemanë historike në Los Angeles për të projektuar prodhimet e tij si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’u pranuar nga industria amerikane e filmave.

Platforma e shërbimit po kërkon të lançojë një publikim tremujor për të promovuar shfaqjet dhe aktorët e saj, duke i venë titullin ‘Wide’ (në shqip: E gjerë), ku do të përfshijë programe që mund të jenë neglizhuar.

Megjithatë, publikimi nuk do të jetë i synuar për publikun e gjerë, sipas Bloomberg News, por do të shpërndahet vetëm në eventet e industrisë  dhe ndarjet e çmimeve për filmat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Netfliks që numëron 139 milionë persona të nënshkruar në të gjithë botën, ishte  fituesi më i madh i çmimeve Emmy për programet amerikane që paraqet në rrjetin e vet, është kritikuar nga veteranët e filmit për shkak të modelit të tij të biznesit dhe programeve që ofron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Regjizori amerikan Steven Spielberg dhe aktorja britanike, dama Helen Mirren kanë shprehur hapur frikërat e tyre se shërbimi mund  ‘të vrasë’ traditën e te shkuarit në kinema në shoqëri të njerëzve të tjerë.

Si kundërpërgjigje, platforma fitimprurëse ka gjetur një mënyrë të re për të treguar angazhimin e saj në kinema; duke u futur në bisedime me Teatrin Egjiptian në Los Angeles, për të shfaqur prodhimet e reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?