“Nga 14 ditë karantinë tek testet”, si do të bëhet turizëm në Greqi: Masat ndaj Shqipërisë
Qeveria greke ka publikuar së fundmi të gjithë masat që do të merren për forcimin e strukturave shëndetësore nëpër ishuj dhe hapjen e Greqisë për turistët.
Ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias dhe Ministri i Turizmit Haris Theocharis, në prani të Zëdhënësit të Qeverisë Stelios Petsas, prezantuan ndryshimin e planit në lidhje me hapjen e mbërritjeve ajrore, tokësore dhe detare, si dhe masat e kontrollit paraprak, nga 15 qershori e tutje, shkruan “Tema”.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit është publikuar plani i ri si vijon:
“Për mbërritjet e fluturimeve ndërkombëtare nga 15 deri 30 qershor do të respektohen udhëzimet e BE për ndalimet e non-essential travel nga vendet jashtë BE-së.
Aeroporti ndërkombëtar ELEFTHERIOS VENIZELOS në Athinë
•Hiqet ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja dhe Holanda;
•Lejohen fluturime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm për essential travel;
•Vijon ndalimi për Britaninë e Madhe dhe Turqinë
Aeroporti i SELANIKUT
•Lejohen të gjitha fluturimet;
•Vijon ndalimi i ndalimit të fluturimeve nga Italia, Spanja, Holanda, Britania e Madhe, Turqia,
Shqipëria, Maqedonia e Veriut.
MBËRRITJET DETARE PËR PERIUDHËN 15/6-30/6
•Ndalohet lundrimi i anijeve nga jashtë në portet greke;
•Lejohet vetëm për varkat rekreative me ekuipazhin.
MBËRRITJET TOKËSORE 15/6-30/6
Kufij tokësorë të mbyllur nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (përveç udhëtimeve
absolutisht të domosdoshme të punës); Hapur me Bullgarinë.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU FLUTURIMET NDËRKOMBËTARE
•Mbërritje në të gjitha aeroportet në vend;
•Koordinim me propozimin e BE për listën e vendeve të treta me të cilat do të vazhdojnë kufizimet.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE
•Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;
•Rishqyrtim deri në 30/6 për Turqinë.
MBËRRITJET DETARE NGA 1 KORRIKU
•Lejohet lundrimi i anijeve nga jashtë për në portet greke.
MASAT E KONTROLLIT PARANDALUES MBËRRITJET 15/6-30/6 ATHINË & SELANIK
•Nga aeroportet jashtë listës së EASA:
•Teste me marrjen e mostrave;
•Rekomandim për vetë-izolim në hotelin e qëndrimit të udhëtarëve deri në publikimin e rezultatit të
testit;
•14 DITË KARANTINË në rast të një rezultati POSITIV/hotel karantine
Nga Italia, Spanja, Holanda dhe aeroportet brenda listës së EASA:
• Test për të gjithë;
• Vetë-izolim 1 ditor në një hotel me zgjedhje të udhëtarit (Athinë ose Selanik) deri në publikimin e rezultatit të testit;
• 14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine (vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut)
MBËRRITJET NGA 1 KORRIKU
Për të gjitha vendet e origjinës
•Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë do të plotësojnë gjatë mbërritjes (ose para nisjes së udhëtimit) një formular elektronik specifik PLF (Passenger load factor) me detajet e kontaktit të tyre në Greqi
•Teste me marrjen e mostrave;
•14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine
HOTELE KARANTINE
•Hotele karantine në kryeqytetet e qarqeve dhe në të gjitha ishujt”. /abcnews.al