Nga cili prind trashëgohet inteligjenca? Del studimi

Sipas shkencës, njerëzit inteligjentë duhet të falënderojnë mamatë, pasi nënat janë kryesisht përgjegjëse për transmetimin e gjeneve të lidhura me inteligjencën tek fëmija i tyre. Është vlerësuar se 40-60% e inteligjencës është e trashëgueshme.

Fëmijët kanë më shumë të ngjarë të trashëgojnë inteligjencën e nënës, pasi gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X. Studiuesit deklarojnë se qelizat e baballarëve nuk u gjetën në korteksin celebral, ku zhvillohen funksionet më të përparuara njohëse: inteligjenca, arsyetimi, planifikimi dhe aftësitë gjuhësore. Nuk duhet të harrojmë se inteligjenca jonë nuk është 100% gjenetike.

Nënat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve të tyre kryesisht përmes kontaktit fizik dhe emocional. Këto studime sugjerojnë se lidhja shpirtërore/emocionale që kemi me nënat tona është shumë e lidhur me inteligjencën.

Studiuesit na sigurojnë se fëmijët që kanë krijuar një lloj afrimiteti me mamatë, janë më këmbëngulës dhe shfaqin më pak acarim kur zgjidhin një problem të vështirë. Prandaj, një pjesë e madhe e inteligjencës varet nga mjedisi, stimulimi dhe karakteristikat personale.

SHKARKO APP