Nga pastruese në aktoren fituese të Oscarit, kjo është historia e pabesueshme e 45-vjeçares

Olivia Colman fitoi çmimin Oscar si “Aktorja më e mirë” për rolin e saj të Mbretëreshës Anne në filmin “The Favourite”.

45-vjeçarja mbajti një fjalim shumë frymëzues natën e ndarjes së çmimeve Oskar. Por ajo ka një histori që është e vështirë për t’u besuar.

Gjatë fjalimit të saj, ajo ka treguar se ka punuar si pastruese dhe se gjatë kohës që pastronte e ka ëndërruar këtë moment.

Ajo është shprehur kështu:

Punoja si pastruese dhe kalova shumë kohë duke e imagjinuar këtë”.
Aktorja u shfaq shumë e emocionuar gjatë fjalimit të saj, por ajo është vlerësuar shumë për sinqeritetin dhe mesazhin që ka dhënë duke treguar se ka punuar edhe si pastruese për të fituar bukën e gojës.

SHKARKO APP