Ngordh “legjenda” e internetit, macja Grumpy
Grumpy Cat, macja e famshme e internetit për shkak të shprehisë së përhershme të fytyrës së saj, ka ngordhur.
Pronarët e saj ndanë lajmin e hidhur me fansat e maces në internet. Kafsha ngordhi në moshën 7 vjeçare.
Në një postim në internet, pronarët njoftuan se Grumpy Cat ngordhi të martën pasi një infeksion i traktit urinar që iu shfaq kohët e fundit.
Macja nga Arizona “ndihmoi miliona njerëz të buzëqeshin”.
Grumpy, emri i vërtetë i së cilës është Tardar Sauce, u bë virale në vitin 2012 pasi fotot e fytyrës së saj u shfaqën në internet.
Fytyra e maces tregonte një zemërim të përhershëm dhe nuk i ndryshonte në asnjë moment. Dhe imazhi i saj u bë shumë shpejt meme.
Sipas pronares Tabitha Bundesen, shprehja e fytyrës së saj shkaktohej nga fakti se ishte xhuxhe dhe se dhëmbët e saj të poshtëm ishin përtej të sipërmve.
Cat Grumpy udhëtoi në botë duke bërë shfaqje televizive dhe në vitin 2014 madje luajti filmin e vet të Krishtlindjeve.
Ajo ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram.