Nisin kampet verore për fëmijët e Elbasanit

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen prindërit pas mbarimit të shkollës, është organizimi i orareve të fëmijëve në kohën që ata punojnë. Përveç 10 apo 14 ditë plazh, pjesën tjetër të kohës fëmijët e kalojnë me gjyshërit. Në rastet kur një gjë e tillë lejohet, prindërit marrin fëmijët në punë. Koha e tyre nuk është aspak kreative dhe çlodhëse, por e mbyllur në ekranet e smartfone.

Në Elbasan, bashkia në bashkëpunim me organizatat jofitim-prurëse kanë filluar të krijojnë kampet verore. Këto kampe janë pa pagesë dhe të fokusuara kryesisht në kategoritë e familjeve në vështirësi social ekonomike.

“I filluam kampet verore në kopshte. Sot ishim në kopshtin nr.12 ku në bashkëpunim me Këshillin Rinor organizuam lojëra dhe aktivitete të larmishme për fëmijë. Jo vetëm që kopshtet qëndrojnë të hapura gjatë gjithë verës, por organizimi i këtyre aktiviteteve do ta bëjë më të larmishme veprimtarinë e fëmijëve duke i argëtuar ata dhe duke e shndërruar verën në një stinë lojërash dhe gëzimi”, -bëjnë të ditur specialistët e bashkisë së Elbasanit.

SHKARKO APP