Nisin vjedhjet/Banorët: Veç tërmetit, kemi frikë për materialet

Nga tërmeti i 26 nëntorit, dhjetra familje në Kombinat u detyruan të brakstin banesat e tyre për shkak se ekspertët i shpallën të pabanueshme. Mbi 70 familje, krahas frikës për shembjen e godinave, po përballen edhe me një tjetër fenomen. “Këtu kanë filluar të vjedhin, ne po e heqim tani për ti ruajtur”, shprehet banorja. Policia e Shtetit ka vendosur në ruajtje të godinave një efektiv policie 24 orë në ditë ndërkohë që banorët kanë pamundësi edhe për gjetjen e banesave me qera. ”Shumë inxhierë kanë ardhur, tre grupe na kanë nxjerrë jashtë. Na kanë lidhur bonusin e qerasë, por nuk po gjejmë dot shtëpia”. Të vetmit që vijnë çdo ditë dhe qëndrojnë ende në shtëpi në këtë bllok pallatesh në Kombinat është çifti i familjes Sehitaj. Veliu ka mbi 30 vite në këtë banesë në katin e dytë dhe vendimi për tu larguar i është dukur i vështirë. Bashkëshortja e tij rrëfen se fëmijët kanë qenë ata që e kanë detyruar të largohet gjatë mbrëmjeve nga shtëpia, ndërkohë që gjatë ditës gatuan ushqim për bashkëshortin.

SHKARKO APP