Nisma e Euronews Abania dhe Euronews Group “Së bashku për shqiptarët”

Euronews Albania dhe i gjithë rrjeti i Euronews në  mbarë Europën është solidarizuar me familjet e prekura nga termeti i rënë në orët e para të mengjesit të sotëm në Shqipëri.

Euronews Albania dhe Euronews  World kanë ndërmarrë nismën “Së bashku për Shqiptarët” për të nxitur dhe bërë bashkë të gjithë komunitetin e biznesit në Shqipëri, Rajon dhe Europë si dhe shqiptarët kudo ata jetojnë, për të kontribuar në lehtësimin sadopak të situatës së rëndë që po kalojnë qindra familje, shtëpitë e të cilëvë janë shkatërruar tërësisht, e po kështu për dhjetra familje të tjera, që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky tërmet shkatërrimtar. Të gjithë kontributet do të shkojnë për familjet e prekura nëpërmjet fondit të emergjencave civile.

BANKA  Raiffeisen – Llogaria Kontribute Vullnetare Emergjenca

Swiss Digital Desktop Reklama

IBAN në All (Lek):            AL38 2021 1013 0000 0000 0015 7945

Swiss Digital Mobile Reklama

IBAN në EUR:                    AL85 2021 1013 0000 0000 0115 7945

IBAN në USD:                    AL35 2021 1013 0000 0000 0215 7945

Nismës së Euronews Albania i është bashkuar dhe Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania, kontributet e të cilave do të shkojnë në fondin e emergjencave civile.

I  bëjmë thirrje të gjitha bizneseve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe çdo shqiptari kudo ku  jeton,   të shprehin  solidaritetin e tyre duke kontribuar financiarisht për të lehtësuar sado pak vuajtet e të prekurve nga tërmeti.

Sot kemi  nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin.  Çdo ndihmë dhe kontribut sot vlen shumë. Qëndrojmë më të forte se kurrë, së bashku, për shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?