“Nisma për gruan”, për më shumë shpresë në këto ditë pandemie
Sipas statistikave, 60% e grave në të gjithë botën punojnë në ekonomi joformale, çka përkthehet praktikisht në më pak të ardhura, më pak kursime, më shumë varfëri. Por, sot, për mungesë stabiliteti financiar e lëkundje themelesh ekonomike po flet e gjithë bota, pothuajse çdo fushë, çdo industri, çdo biznes e individ. Drejtoresha e qendrës “Gratë në shërbimin publik”, Mimoza Hajdarmataj, e ndërgjegjshme për terrenin ku jetojnë femrat shqiptare, nuk vonoi dhe senzibilizoi një varg organizmash që mund t’i jepnin pak shpresë e jetë në këto ditë dhe e nisi nga vendlindja e saj, Tropoja.