Një ceremoni pagëzimi private, fansat i kundërvihen Meghan dhe Princ Harry-t

Djali i Meghan Markle dhe Princ Harry-t do të pagëzohet ditën e nesërme në një ceremoni private të mbajtur në kështjellën ‘Windsor’. Pallati mbretëror ka bërë të ditur se ditën e nesërme nuk do të lejohen të jenë prezente shumë media apo fotografë.

Për më tepër çifti mbretëror po e mban të fshehtë se kush do të jenë kumbarët e djalit të tyre, për arsyen se ata nuk do të jenë personazhe publikë apo të njohur. Vendimi për të pasur një ceremoni sa më private, ka shkaktuar shumë debate tek fansat, të cilët kërkojnë me ngulm që ceremonia të jetë publike.

Megjithatë ata mund të ngushëllohen me faktin se Meghan dhe Harry do t’i publikojnë fotot e pagëzimit, fill pas mbarimit të ceremonisë.

Kujtojmë se ditën e nesërme vogëlushi, Archie, mbush 2 muaj që ka ardhur në jetë.

SHKARKO APP