Një fshat në Rusi me emrin ”Albania”

Kryeministri rus zyrtarizon emrin ekzistues të vendbanimit të ri në Dagestan. Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev nënshkroi një dekret që emërtom si “Albania”, një fshat në rajonin Tliaratinski të Dagestannit.

Lajmi është dhënë nga agjensia ruse e lajmeve TASS. Sipas të dhënave të agjensisë ruse të lajmeve, TASS, fshati në fjalë kishte vetëm 5 ferma në vitet 1970 dhe njihej si Tonsuda, mirëpo më vonë, njerëzit kishin filluar ta quanin “Albania”.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ky vendbanim filloi të quhej kështu. Në ato vite, Shqipëria ishte prishur më Bashkimin Sovietik. Tani që fshati është rritur në 30 shtëpi me më shumë se 100 banorë, Asambleja Popullore e Dagestanit vendosi që vendbanimi të njihej si fshat më vete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me anë të një dekreti, presidenti Medvedev vendosi ta zyrtarizonte emrin me të cilin banorët e thërrasin këtë fshat pre dekadash: Albania.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?