Një “hacker” për President – O`Rourke ka qenë pjesë e një grupi legjendar në rininë e tij

Një “hacker” për President – O`Rourke ka qenë pjesë e një grupi legjendar në rininë e tij

Beto O`Rourke tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij mes demokratëve në garën presidenciale të vitit të ardhshëm.

Por, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, O`Rourke në rininë e tij ishte pjesë e një grupi mjaft të njohur dhe legjendar hakerash. Vetë ish kongresmeni i Texasit e ka praniuar se në moshën 17 vjecare në qytetin e tij, El Paso u përfshi në atë që njihet si “Kulti i Lopës së Ngordhur”. O`Rourke pranon gjithashtu se në atë kohë ka vjedhur shërbime telefonike në distancë të gjatë, ashtu si të tjerë anëtarë të grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto dhe shumë të tjera janë pjesë e një libri që pritet të dalë për Kultin në fjalë, pjesë e së cilës mësohet të ketë qenë edhe O`Rourke, kandidat për t`u bërë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Reuters, O`Rourke ka qënë një prej hakerave më premtues të gjeneratës së tij. Bëhet fjalë për fundin e viteve `80-të.  Një aksion i famshëm i grupit asokohe, detyroi Microsoft të përmirësonte në mënyrë drastike sigurinë e sistemeve të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes demokratëve kandidaturën e ka shpallur edhe Elizabeth Warren, e cila premtoi të shkatërrojë Facebook, Google dhe Amazon. Nga ana tjetër, edhe Joe Biden, ish zv. President, po mendon të shpallë kandidaturën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?