Një hile për të qenë produktivë në 2021, sipas shenjës së horoskopit

Besojmë që është momenti i duhur për të reflektuar gjithë ç’ndodhi këtë vit dhe për të vendosur objektivat e vitit të ardhshëm. Duhet të kujtoni se nuk ka rëndësi të punoni shumë, por sa me zgjuarësi punoni. Për t’ju ndihmuar gjeni hilen që ju duhet për t’ju çuar përpara në anën profesionale, sipas shenjës së horoskopit.

Dashi-Përdorni rregullin e 2-minutësisht

Ju e dini mirë që s’njiheni për durim të madh, prandaj është kollaj ta humbisni fokusin ndërkohë që merreni me gjëra të rëndësishme. Rregulli 2-minutësh mund t’ju vijë në ndihmë. Nëse keni shumë email-e për t’ju përgjigjur, fatura për të paguar dhe një listë të gjatë me detyrime të tjera, merrni 2 minuta dhe sforcojeni veten për t’u përqëndruar dhe për t’i përfunduar në atë çast dhe të mos i zvarrisni për një moment tjetër.

Demi-Shpërblejeni veten për gjithë arritjet që keni bërë

Mos ki frikë ta përkëdhelësh veten pas çdo detyre që përfundon me sukses. Kjo do të të ndihmojë për projektin e suksesshëm të radhës.

Binjakët-Bëni pushime të vogla herë pas here

Shlodhuni, dilni, hani një darkë të mirë ose bëni pak aktivitet fizik. Duhet të bëni një pauzë të vogël për t’u qëtësuar mendërisht.

Gaforrja-Shkarko një aplikacion produktiviteti

Bëjeni produktive kohën që shpenzoni në telefon.

Luani-Festoni vazhdimisht sukseset tuaja

Si Luan që je, ke nevojë për të qenë në qendër të vëmendje gjithë kohës dhe të shpërblehesh për punët e mira që bën. Prandaj, në fund të çdo jave flisni ose dilni me partnerin ose dikë që ju i besoni. Duke reflektuar për çdo sukses, do të bëni progres më shpesh.

Virgjëresha-Shpenzoni më shumë kohë jashtë

Si shenjë Toke, të kaloni kohë jashtë do t’ju ndihmojë të jeni më produktiv këtë vit.

Peshorja-Vendosni kufinj më të fortë

Ti e ke të vështirë t’i thuash jo njerëzve, prandaj duhet të vendosësh ca limite nëse do të ecësh para.

Akrepi-Fillimisht merru me detyrat më të vështirë

Për ty intensiteti është shumë i rëndësishëm, prandaj fillimisht merruni me detyrat më të vështira, për të kaluar më tej tek ato dytësoret.

Shigjerari-Riorganizoni listën e gjërave që keni për të bërë

Duke qenë se jeni më spontan seç duhet, keni nevojë për pak organizimin kur vjen puna tek detyrat.

Bricjapi-Përgatitu për detyrat që ke një natë para

Merrni masa që një ditë para nëse doni që gjithçka të shkojë mirë.

Ujori-Fikni gjithë njoftimet që ju vijnë në telefon

Nëse doni të mbaroni punë me sukses, fikni telefonin dhe hiqni për pak dorë nga teknologjia.

Peshqit-Bëni gjumë të mira

Merruni me rutinën e gjumit pasi është shumë e rëndësishme për ju nga ç’mendoni. Gjumi i mirë do t’ju fokusojë dhe ndihmojë t’i bëni më mirë detyrat që keni.

SHKARKO APP