Një ilaç japonez për gripin, sipas Kinës, është ‘qartësisht efektiv’ në trajtimin e koronavirusit! Por ka pikëpyetje edhe për të…nga vetë japonezët
Në median botërore po i jepet rendësi raportimit të një lajmi që i atribuohet autoriteteve mjekësore në Kinë që citohen të kenë deklaruar se një ilaç i përdorur në Japoni për trajtimin e gripit duket se po rezulton efektiv në shërimin e pacientëve me koronavirus.
The “Guardian, “CNBC” etj. citojnë Zhang Xinmin, zyrtar në ministrinë e shkencës dhe teknologjisë që ka deklaruar se “favipiravir” ka zhvilluar të dhëna inkurajuese në testimet klinike në Wuhan dhe Shenzhen duke përfshirë 340 pacientë.
“Ka një shkallë sigurie të lartë dhe është qartësisht efektiv në trajtimin e rasteve” u tha gazetarëve Zhang.
Pacientëve që iu dha ilaçi u bënë negativë nga virusi në një mesatare 4 ditësh pasi ishin prekur nga virusi, krahasuar me 11 ditët që u duhej atyre që nuk trajtoheshin me këtë ilaç.
Gjithashtu, rrezet X dëshmuan përmirësimin e kushteve të mushkërive te 91 % të pacientëve që u trajtuan me ‘favipiravir’, krahasuar me 62 % të pacientëve që nuk janë trajtuar më të.
“Fujifilm Toyama Chemical”, e cila zhvilloi ilaçin, që njihet edhe si Avigan, në 2014, nuk ka pranuar të komentojë për gjetjet. Aksionet e kompanisë u rritën ndjeshëm pas lajmit lidhur me efektet e ilaçit.
Doktorët në Japoni po përdorin të njëjtin ilaç në studime klinike mbi pacientët e koronavirusit që kanë simptoma të moderuara, me shpresë se do të parandalojë përhapjen e tij në pacientë.
Por një burim i ministries së Shëndetësisë në Japoni deklaroi se ilaçi nuk ishte edhe aq efektiv te njerëzit që kanë disa disa lloje simptomash.
“Ne u kemi dhënë Avigan 70-80 pacientëve por nuk duket se po funksionon aq mirë kur virusi ka avancuar” shkruan “The Guardian” duke cituar burimin.
Në vitin 2016, qeveria japoneze mundësoi ‘favipiravir’ si një ndihmë emergjence për të luftuar virusin e Ebolas në Guine.
‘Favipiravir’ do t’i duhet që të marrë miratim qeveritar për t’u aplikuar në shkallë të gjerë te pacientët me COVID-19, duke qenë se në fillim u krijua me qëlim që të trajtojë gripin.
Por nëse kërkimet klinike shtyhen,atëhere edhe miratimi do të kërkojë më shumë kohë.
SCAN