Një javë më parë u bë baba, këngëtari i njohur arrestohet nga policia

Një javë më parë këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Offset dhanë lajmin e bukur se u bënë me një vajze, madje treguar dhe emrin e veçantë që i kishin vendosur, Kulture.

Mirëpo mesa duket reperi i famshëm nuk e ka shijuar siç duhet ardhjen e vajzës së tij në jetë, pasi është arrestuar nga policia. Ai ka qenë në një udhëtim në Gjeorgji, ku është ndaluar nga policia për shkak të xhamave të zinj të makinës.

Sipas ‘People.com’ pasi policia bëri kontrollin në makinë gjeti një armë që Offset e kishte pa leje. Ai është arrestuar dhe aktualisht policia do marrë masa kundrejt tij për shkak të armëmbajtjes pa leje.

SHKARKO APP