Një muze rezidencial me gjithçka “Made in Yugoslavia”

Muzeu rezidencial ku gjithçka është “Made in Yugoslavia” gjendet në Dorcol në Beograd. Kuratori dhe pronari, Mario Milakoviç i cili është i diplomuar në kostumografi, po kujdeset për dekorimin e tij.

Yugodom përfaqëson një muze të vërtetë rezidencial, por ka mundësi të vizitohet vetëm kur nuk ka mysafirë.

Pasi Mario u kthye nga Japonia ku edhe mbaroi studimet, filloi të mendonte për diçka krijuese dhe vendosi të kthente shtëpinë familjare në një plan urbanistik praktik që u ndërtua në fundi i viteve 1950, në stilin socialist që përdorej për nevojat e elitës ushtarake të asaj periudhe.

Në fillim, ai flinte në dhomën ku vinin dhe mysafirët, por me kalimin e kohës e kuptoi se po humbet privatësinë, prandaj vendosi ta kthejë tërë hapësirën në stil tipik Jugosllav – Jugodom.

“Miqtë shpesh më ftonin në shtëpitë e tyre pasi timen e bëra muze të stilit retro, por pastaj vendosa dhe dola këtu. Kam rregulluar një dhomë për nevojat e vizitorëve dhe pasi kam pasur një buxhet mjaft të kufizuar, bleva një shtrat të mirë dhe dyshek të rehatshëm.

Gjithçka tjetër që mund të shihni këtu është një pjesë e frymëzimit tim retro. Koncepti i Jugodomës erdhi spontanisht, ndërsa të ftuarit filluan të vinin. Ndërsa flisja me ta, kuptova se ata e pëlqejnë këtë stil dhe kështu përfundimisht vendosa të zgjeroj ofertën”, tha Mario.

Megjithëse brezi i fundit i pionierëve të Titos lindi në vitin 1982, Mario ishte me fat që i përkiste klasës së fundit sepse ai shkoi një vit më herët në shkollë. Ai ende ka kapelën dhe shaminë e tij të parë dhe deklaroi se është i lumtur që është në gjendje të kujtojë periudhën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

“Nuk kam aq shumë vizitorë nga ish-Jugosllavia siç prisja. Ka më pak vizitorë jugo-nostalgjikë, dhe shumica e vizitave janë të lidhura me projektin. Kam mysafirë të ardhur nga Kanadaja ose Australia që kurrë nuk kanë qenë në Jugosllavi, por ata thonë se kjo Jua kujton atyre shtëpinë e gjyshes së tyre në Sidnej. Mysafirët e mi flasin këtë gjuhë të bukur universale të dizajnit. Nëse janë vizitorë të rinj që kanë lindur pas vitit 1990, zakonisht i rekomandoj që të shkojnë në Muzeun e Historisë së Jugosllavisë për t’u njohur më mirë me atë periudhë të historisë sonë “.

Yugodom është i ndarë në studio, suitë dhe supersuitë ose tematikisht në dekadat e filmave të viteve gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë.

Të vetmet pajisje të reja këtu janë kondicionEri i ajrit, internet wireless dhe dyshekët e rinj. Çdo dhomë i kushtohet një dekade të ndryshme të kinematografisë jugosllave. (tesheshi)

SHKARKO APP