Një në katër të rinj nuk kryen marrëdhënie seksuale, zbuloni ku ndodh kjo

Një japonez në katër, të moshave nga 18 deri në 39 nuk ka pasur kurrë përvoja seksuale: përqindja është në rritje të qartë (mbi 20%) krahasuar me njëzet vjet më parë.

Kjo u zbulua nga një sondazh i Universitetit të Tokios dhe Institutit Karolinska, me seli në Suedi, i cili zhvilloi kërkime midis burrave dhe grave të orientimit heteroseksual.

Sipas studimit, të publikuar në British Medical Journal, bazuar në të dhënat e pjellorisë, të siguruara nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Sigurimeve Shoqërore Japoneze, përqindja e personave meshkuj pa ndonjë përvojë në sferën e intimitetit në grupin e moshave në vëzhgim është rritur në 25.8% në vitin 2015 krahasuar me 20% në vitin 1992, ndërsa raporti i femrave është rritur në 24.6% krahasuar me 21.7%.

Shkaku i mungesës së marrëdhënieve seksuale shpesh është “i pavullnetshëm”, thonë studiuesit, të cilët përmendin, midis përgjigjeve më të shpeshta, paqëndrueshmërinë në botën e punës dhe të të ardhurave shumë të ulëta.

80% e mostrave të burrave dhe grave në moshën 25 dhe 39 vjeçare, seksualisht joaktive, deklaruan se kanë ndërmend të martohen. Shkalla e fertilitetit në Japoni qëndron në 1.43% në 2017 dhe vazhdon të mbetet ndër më të ultat në botë. Nëse mbetet në vlerat e saj aktuale, Instituti Kombëtar i Statistikave pret që popullata të bjerë në 88 milion në vitin 2065 krahasuar me 126 milionë.

SHKARKO APP