Një prind në shtëpi, mjekja: Sot emergjencë kombëtare. Do shëroj fëmijët e vendit tim, se mes tyre është edhe im bir
Mjekja Elisabeta Musta, e cila shërben pranë Ambulancës së Kamzës, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot ka dalë një VKM, e cila urdhëron që një nga prindërit të kujdeset për fëmijët në shtëpi.
Musta thotë se mes dy dilemave, që të rrijë me djalin në shtëpi apo të shërbejë si mjeke për djemtë e vajzat e Shqipërisë, pa asnjë dyshim zgjedh të dytën, pasi mes njerëzve të vendit, është edhe djali i saj, Xhimi.
Postimi i plotë i mjekes Elisabeta Musta:
Sot një VKM urdhëron që një nga prindërit të kujdeset për fëmijët në shtëpi.
Edhe unë kam Xhimin, i cili pret me ankth kur kthehem nga turni pa turn i Ambulancës së Kamzës, në këtë emergjencë të madhe kombëtare. Por sot dilema është shumë e madhe .. e vështirë…të zgjedh me zemër, pra të jem nënë, të kujdesem për birin tim, sikurse cdo nënë po pret të bëjë në këto ditë të rënda?
Apo të zgjedh të punoj, e të kujdesem për dhjetra fëmijë dhe nëna të tyre, për dhjetra të rinj e të reja, që presin me ankth cdo orë jashtë dyerve ,për të marrë qoftë dhe një fjalë si garanci se janë mirë, me shpresën e ” të qënit të paprekur nga virusi”.
Dhe janë ato momente që ti zgjedh brenda castit…. sa një jetë…
Dhe vendos, pa asnjë grimcë dileme, ti kushtohesh fëmijëve të vendit tënd, atyre që kanë nevojë për ty, sepse mes tyre është Xhimi im, është djali yt… është vajza jote.. sepse fëmijët janë drita e bardhë shpirtit tonë.
Në fund të fundit ky është profesoni I mjekut, infermierit, bluzave të bardha, ku në themel është betimi i lashtë I Hipokratit me dritën që ndricon dhe shtyn përpara humanizmin me shpresë dhe besim .
Zot na jep kurajo e forcë gjithë kolegëve gra e burra tia dalim mbanë për Shqipërinë tonë.