Një pyetje për Ramën: Po kur Bollino merr 1 miliard lekë tendera, na lejohet të pyesim si i siguroi?!

Ishte zgjuar sot me hall të madh kryeministri , se sipas tij , Presidenca i paska sulmuar me pa te drejte, benjaminin e tij ne media, botuesin e shqiptarja.com dhe Report tv, Carlo Bollinon. Sipas Ramës, Presidenti i gjendur nen sulme te porositura nga vetë kryeministri, nuk paskërka te drejte t’ju pergjigjka botuesit te një media!!

Ku eshte pare e degjuar kjo?

Po kryeministri ne vetë te parë, që nuk le gazetar e analist pa ofenduar e akuzuar, pse e paska këtë te drejtë?

Aq me teper qe Presidenca, ka qene me shume se duhet korrekte me median ne fjale, pasi akuzat e percjella ndaj saj, jane pikë e presje ato të bëra nga socialisti Alfred Peza per Bollinon. Meta thjesht ja ka kujtuar botuesit te preferuar të Rames, duke mos shtuar asgjë më shumë në reagimin e tij.

Por sipas Rames, Meta nen bresherine e sulmeve pa fakte dhe shpifese te medias se Bollinos, nuk u dashkërka te reagoka!!!

Mëkat i madh qenkërka të reagoke mbi botuesit e oborrit!!!

” I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre! Çfarë katandie”, shkruante Rama.

Tani kemi ne një pyetje për kryeministrin: Po kur Bollino akuzohet me dokumenta nga Partia Demokratike si përfitues i 1 miliardë lekëve tendera nga paratë e shqiptarëve, a na e lejon ‘naltgjatësia” juaj, të flasim e pyesim për to?!

Pse kur bëhet fjalë për klientët e tij, si në biznese e media, Rama nuk pranon të flitet për to?

Pse kur zullumet qeveritare dalin në sipërfaqe, Rama humb toruan, sic ndodhi në “Opinion”, me aferën e incineratoreve?

Pse kur mediat e oborrit zbulohen haptas se kanë përfituar para në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, Rama xhindoset dhe porosit sulme të padenja e shpifëse?!

Sa për tja rikthyer në memorie kryeministrit, botuesi Bollino u akuzua nga PD se ishte perfitues i skemes se transferimit të afro 1 miliard lekëve, për llogari të Edi Ramës.

Partia Demokratike akuzoi pak me shume se dy muaj me pare botuesin Carlo Bollino dhe pronarin e Web & Development Communication, Igli Gjelishti se kanë përfituar para nga tenderat e qeverisë. PD theksoi se kompania e Gjelishtit ka marrë në dy vite 7.5 miliardë lekë, dhe këto para i ka transferuar tek kompania e botuesit Bollino. Përgjatë 7 muajve, kompania e Gjelishtit iu ka dhënë C-7- Kommunication Systems, afro 1 miliardë lekë.

“Skema korruptive e tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve. Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke. Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino. Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?! Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare. Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë. Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës. Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes”, theksonte ne denoncimin e tij ish-deputeti Endri Hasa.

Standard.al

SHKARKO APP